Shkup, 5 prill – Të gjithë të kyçen në zhvillimin e ekonomisë dhe përshtatjen e saj në tregun evropian, të shfrytëzohet momenti i volitshëm politik, të vazhdojnë reformat në administratë, të përmirësohen standardet dhe konkurrenca e kompanive, shteti ta ndihmojë rritjen e industrisë. Këto janë pjesë nga porositë drejtuar në konferencën rajonale “Ekonomia kombëtare në prag të BE-së – sfida dhe përvoja”, që u mbajt sot në organizim të Lidhjes së Klubeve Rotari në shtet.
Në konferencë u debatua për përvojën e shtetit në rajon dhe sfidat me të cilat janë ballafaquar ekonomitë e tyre pas hyrjes në BE, për potencialin e rritjes dhe rreziqet e ekonomisë vendase, si dhe për energjetikën si sektor strategjik ekonomik.
“Guximi, dija dhe kreativiteti në arritjen e marrëveshjes me fqinjët Bullgarinë dhe Greqinë dhe në stabilizimin e punëve në shtëpi kanë kuptim dhe vlerë nëse barabartë shfrytëzohet kreativiteti, dija dhe guximi i personave afarist dhe qytetarëve, që të mund të sjell përfitim dhe perspektivë në periudhën që është para nesh”, tha në hapjen e konferencës kryeministri, Zoran Zaev.
“Me arritjen e plotë të anëtarësimit në NATO dhe fillimin e negociatave me BE-në, shtoi, vijon një periudhë me shumë përfitime të mëdha për qytetarët dhe për ekonominë. Kompanitë tona kanë mundësi t’i plasojnë produktet e tyre dhe shërbimet gjithkund në tregun evropian me 500 milionë konsumatorë. Për këtë duhet të ekzistojë vetëdije dhe gatishmëri për të gjitha sfidat që na presin dhe të punojmë në përmirësimin e standardeve dhe konkurrencës. Qeveria është këtu që ta ndryshojë atë proces përmes një varg masash për mbështetje dhe zhvillim të konkurrencës me Planin për rritje ekonomike”, tha Zaev.
Ai theksoi se realizojnë reforma të nevojshme për adaptim të ekonomisë në BE dhe se hallkë e dobët është administrata publike, e cila duhet të jetë më efikase dhe profesionale.
Sipas kryetarit të Organizatës së punëdhënësve të Maqedonisë Angel Dimitrov, problemi për gjendjen e ekonomisë nuk mund të adresohet vetëm te një sektor si administratë publike. Detyrë kryesore në zhvillimin e ekonomisë, vlerësoi se duhet të jetë industria, që pjesëmarrja e tanishme prej 11,9 për qind në BPV-n nuk mund të japë shkallë më të lartë të zhvillimit.
“Prej vitit 2001 deri 2017 kemi shkallë mesatare të zhvillimit prej 2,7 për qind të BPV-së për kokë banori, shumë më ulët edhe se Shqipëria, ku është 4 për qind edhe se Bullgaria që është 3,7 për qind. Dështuam me reformat. Industria është shkatërruar. Pjesëmarrja e industrisë prej 11,8 për qind në BPV nuk mund të japë shkallë më të larta të zhvillimit”, vlerësoi Dimitrov.
Të gjitha shtetet, shtoi, zhvillimin kryesor e bazojnë në ndihmën e shtetit. Plani qeveritar për rritjen ekonomike, konsideron ai, është vetëm shenjë se shteti ka qëllim të mirë të punojë në drejtime të vërteta për shkak se mënyra e vetme është që ta përmirësojë efikasitetin e kompanive tona, të investojmë në teknologji dhe njohuri të reja.
“Nuk jemi të aftë vet të gjenerojmë teknologji dhe njohuri të këtilla dhe ndoshta këtu bëhet gabim, me atë që marrin pjesë në inovacione, edhe pse Qeveria thotë se ajo nuk është vetëm inovacion, por edhe zhvillim teknologjik ku merren garanci të caktuara për të cilat më pas u pa se ka disa punë të dyshmita, ndërsa për tërë industrinë tjetër, subvencionet e shtetit u vendosën për 10 për qind”, deklaroi Dimitrov.
Zoran Todorov, koordinator i Lidhjes së Klubeve Rotari të Maqedonisë së Veriut, potencoi se fokusi i punës së tyre këtë vit është ekonomia.
“Tentojmë që urat që i kanë Klubet Rotari në Maqedoninë e Veriut të shfrytëzohen për përmirësimin e pozitave të ekonomistëve tanë dhe të shtetit tonë. Përderisa punojmë të gjithë, së bashku i shfrytëzojmë edhe përvojat e shteteve tjera gjatë hyrjes në BE, që të mund më lehtë dhe më shpejtë të vijmë deri te pozita ku do të ketë përfitime për të gjithë qytetarët.