Nga Ylber HYSA
Prezenca e gjatë dhe e rëndësishme bizantine në territorin e Kosovë që nga mesjeta e hershme (dhe me ndërprerje nga sundimi bullgar 853-1018) deri në shekujt XI-XII, nuk përcillet gjithaq me burime të shumëta sa do të ishte pritur. Ndërsa, sa i përket toponimisë e emërtimeve gjeografike, kjo mbase është edhe më e hollë.
Në fakt, Bizanti është ai që ndërlidh një trashëgimi antke me mesjetë, një trashëgimi të sublimuar pararomake dhe romake, me atë bizantine e greke. Por, vet mesjeta e hershme pas thyrjës së limesit të Danubit më 610 është aq e errët e komplekse, a që më së miri ilustrohët me mungesë totale të materialit numizmatik që nga fundi i shekullit VI e deri në fund të shekuillit X në pothuajse tërë hapësirën më të madhe të Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën.
Bizanti i hershëm ndërlidh edhe një traditë të hershme të filleve të krishterizmit, me një strukurë të ndërtuar kierarkike të Kishës dardane dhe të një tradite justinaine që përcakton role interesante në primatin e dioqezave kishtare të etabluara me Novelën X të njohur, që do të përcillet me polemika deri vonë në mesjetë mbi të drejtën e trashëgueshme të Justinana Primas. Një traditë e tillë e hershme krishtere mungon nga shekulli VI e deri më rikthimin që bënë Vasili II pas fitorës mbi bullgarët kur rivendos Aqipeshkvinë e Ohrit me prerogativat e saj mbi hapësirë më të madhe të kësaj pjese të Ballkanit, ku përmendën edhe dioqezat e Lipjanit e Prizrenit, më 1019.
Ndonëse gjurma e parë e kulturës materiale që ndërlidh prezencën e sllavëve në Kosovë është vetëm nga shek.X e XI nga nekropola e Matiqanit, toponomastika ka shënuar një prezencë masive sllave në mesjetë. Por, edhe pas luftërave bizantino-serbe në shek XI e XII, nuk ka kontroll te zhupanëve e më vonë mbretërve rashjanë e serbë në Kosovë para fllimit të shekullit XIII. Në fakt kjo do të ndodh vetëm pas pushtimit të Konstandinopojës pas kryqzatës së katërt më 1204, që është pasojë direkte e kësaj rënjë të madhe gjeostrategjike të Bizantit.
Në Kosovën bizantine dalin tri qendra që janë konstante në kontekstin e gjeografisë historike: Prizreni, apo Prizdriana siq del në burimet bizanine, Lipjani, apo Lypenioni dhe Zveqani apo Zveqanon.
Ky është aksi që lidh brendësinë e Ballkanit, pra Kosovën me Shkupin e luginën e Vardarit me Egje.
Prizreni madje tregon një konzistencë që nga kohërat më të hershme e tutje, dhe vet kalaja e sotshme e Prizrenit dukët të ketë qartë themele bizantine dhe mbanë vulën e një konstrukcioni të arqitekturës ushtarake bizantine. Për më tepër, siq e kishte kuptuar edhe Rela Novakoviq në analizat e tij të gjeografisë historike, ishin dy qendra tradicionale historike të fushëgropave të Dukagjinit dhe të Kosovës. Përderisa Prizreni pa dyshim mbajti koherencën në këtë pikëpamje, në Rrafshin e Kosovës kjo ishte një qendër që u transformua në lokacione të ndryshme të përafërta, në trekëndëshin: Ulpiana, Lypenioni, dhe më vonë Prishtina.
Ulpiana apo Justiniana Secunda qartazi pësoj shkatërrimin pas plaqkitjeve barbare të dyndjës së avarëve e sllavëve dhe në mesjetë rolin e saj e muarr fortifkimi fushor i Lypenionint, që edhe për nga aspekti gjuhësor e toponomastik i qëndron afër emërtimit të Ulpianës, që tregon mbase mbijetesë më të qëndrueshme se sa emri i ri Justinaiana Secunda. Për më tepër është Lipiani ku gindet edhe qendra dioqeziale kishtare, siq e shohim të dokumentuar nga vet krisovula e perandorit bizantin Vasilit II (976-1025) dhe nga kronisti bizantin Skyliza (e që shumë më vonë kalon nnë Graqanicë). Në këtë aspekt, madje dukët edhe një lloj bartjeje të këtyre preorogativave kishtare në Lypenion nga ato që i kishte Ulpiana, krejt e afërme si qendër administrative kishtare në periudhën e Kishës dardane. Lypenioni paraqitet si një bazë e formësuar ushtarake prej ku kontrollohej fusha e Kosovës dhe që shpesh përmendët në burimet bizantine që i referohën luftërave bizantiono- serbe, sidomos tek “Aleksiada” e Ana e Komnenës. Madje Lipjani si një lloj qyteti i rrethuar me treg ekziston dukët edhe në kohën kur Dushani më vonë i dhuron kishën e Vavedenjës Malit të Shenjtë Athosit.
Në fakt, një qendër tjetër që ndërlidhet me këtë aks të infrastrukturës ushtarake bizantine përveq Lypenionit paraqitet Zveqani. Sfentzánion në burimet byzantine (Zvečanь sllavishte të vjetër), është nga kalatë e hershme që luan rolin e një pikë mbrojtëse të fushës së Kosovës, mu në fundin e saj ku pikëtakohen lumenjët Ibri me Sitnicën, dhe qartazi e ndërlidhur me kufirin natyror të vargmaleve të Kopaonikut, që edhe në atë kohë shënon kufirin në mes të Bizantit dhe barabrisë, në fakt Bizantit dhe Rashkës. Është pikërisht Zveqani pika ku zhvillohën ngjarje interesante në konflktin në mes Komnenëve dhe zhupanëve serbë (1091-1094) por, edhe në afërsi, në betejën e njohur të Pantinës (1170). Sipas disa burimeve rrethanore pretendohët që Zveqani ndërlidhet me perandorin bullgar Simeonin dhe luftërat e tij me bizantinasit që nga fundshekulli IX e fillimi shek. X. Zveqani është pra pika e rëndësishme strategjike që kombinon gjeografinë, malet e Kopanikut në prapavi, lumenjët Ibër dhe Sitnicë, dhe fundin e rrafshit të Kosovës. Përderisa Lypenioni është baza solide e një qendre të fortifikuar urbane fushore, që luan rolin e qendrës administrative ushtarake e kishtare, Zveqani ështe pika ekstreme kah kufiri i prezencës ushtarako-politike.
Pikërisht në këtë përleshje bizantino – serbe, kur qartazi mundohët të shfrytëzohët situata komplekse e Bizantit e përqendruar në shumë fronte lufte, Kosova paraqitet si një rajon kufitar i prezencës bizantine e synuar nga Rashka në përjekje për tu zgjeruar kah rrafshi pjellor i Kosovës dhe hapësira civilizese bizantine, që nuk do të arrihët në tërësi para vitit 1204. Në këto përpjekje e inkurzione ushtarake me karakter më shumë plaqkitës se sa ballaqim frontal, kur bizantinasit definitivisht konsolidohën në kalanë e Shkupit, në mes të këtyre dy pikave Zveqan e Lipjan, në burimet bizantine shfaqet shpesh topnomi Zygos.
Zygos, Ζυγός që greqisht don të thotë zgjedhë, apo bigë, (latinisht: iugum) shënon vargmalin që ndan tokat romeje, pra bizantine dhe ato të Rashkës. Ky toponim haset gjërësisht në hapësira gjeografike greke, si vargmal në rrethinat e Mestovos, por edhe të Kavallës e gjetiu.
Zygos përshkruhet disa herë nga Ana Komnena, vajza e perandorit Aleks Komnenit, në një kronikë të përmbledhur, që shënon këtë epizodë të kërcnimit serbë në tokat bizantine në Kosovë, dhe ai sillet në forma të ndryshme si lokacion. Ky përshkrim nga njëherë hutues, që përshkruan kalimin e tij nga trupat bizantine në këto përleshje, i kanë bërë historianët të kenë spjegime të ndryshme mbi vendndodhjën e tij. Njëra palë mendon që ai do të mund të ishte në mes të këtyre dy fortifikimeve Zveqanit e Lipjanit, që disa e ndërlidhin me malin e Qiqavicës apo Goleshit, dhe të tjerët me Kopaonikun.
Në fakt, pëmendjet nganjëherë kontradiktore të Ana Komenës, e cila qartazi bazohët nga kronika tjera luftarake që i ka shfytëzuar nga dora e parë, megjithatë do të duhëj kundruar nga një logjikë e terrenit. Inkurzionet dhe përjekjet ushtarake serbe gjithnjë vijnë ana e veriut, pra nga Rashka në drejtim të Kopaonikut, që edhe ashtu është një kufi natyror dhe në drejtim të Zveqanit apo Lipjanit. Kjo sidomos pasi që biznatinsit në këtë kohë ishin tejet të konsoliduar në kalanë e Shkupit që edhe si qytet metropolitan kontrollonte rajonin. Në asnjë moment nuk ekziston ndonjë burim që do të theksonte se ekzistonte ndonjë etablim territorial, ushtarak e admistrativ serbë në mes të Zveqanit e Lipjanit. Për më tepër nuk do të kishte logjikë ushtrake që forcat serbe, gjithsesi shumë më të dobëta se ushtria perandorake bizantine, të ishin të bazuara në ndonjë pikë në mes të Zveqanit e Lypjanit dhe të zhvillonin operacione ushtarake në dy pikat njëkohësisht, edhe në Zveqan edhe në Lipjan. Po ashtu, nuk ka logjikë që kishte ndonjë etablim teritorialo-administrativ serb në perendim të Kosovës kah Rrarfshi i Dukagjinit, i cili në fakt është i fundit që vihët në kontroll nga forcat serbe pas marrjës së Prizrenit vetëm pas vitit 1204, siq shihët edhe në krisovulën e Stefan Nemanjës. Kjo, logjikisht e bënë Zygosin të jetë në Kopaonik, aty ku dhe sot gjindet kufiri i Kosovës me Serbinë.
Përveq këtyre emërtimeve bizantine gjeografike në mesjetë që gjejnë mbështeje në burime bizantine, mbase janë edhe disa tjera rrethanore. Këto janë fshtarat Papaz, njëri në Kosovë tjetri në Rrafsh të Dukagjinit. “Papas” është emërtim klasik grek për priftin ortodoks. Në cilindo burim kishtar sllav, prifti ortodoks është vetëm “pop”, apo “prota” apo “protopapa”, por kurrë në formën greke “papas”. Në fakt, siq e pamë, kierarkia kishtare bizantine është e dokumentueshme nga disa burime në Kosovë. Krisovula e Vasilit II, që tashmë u përmend disa here, qartazi përmend dioqezat kishtare në Lipjan e Prizren. Poashtu, kemi një epizod tjetër rrethanor kur nipi riosh e i papërvojë i perandorit Aleksandër Komneni e bënë fushimin ushtarak me tenda pas Sitnicës, përfundi kalasë së Zveqanit, ku do të duhej të priste dorëzimin dhe pengjet serbe, ishte paralajmëruar mu nga një prift ortodoks që po i pregaditej tradhëtia dhe që mos të besonte në ate që premtohej, Prifti ortodoks ishte përzënë nga nipi i perandorit duke mos i besuar fjalëve të tij që dolën të vërteta. Është e qartë që bëhët fjale për prift bizantin që ndjen lojalitet ndaj bizantinasve të tij.
Po kështu, me pushtimin e Prizrenit është shënuar në burime historike se është përzënë prifti bizantin që ishte në qytet dhe ishte ndërruar me një prift serb. Edhë në letrën e njohur të arqipeshkvit të Ohrit Dhimitër Homtjanit dërguar “kryemurgut Sava”, ku proteston për marrjën jokanonikale të drejtave të Kishës Serbe si autoqefale, shihët qaratazi shmangia e një strukture të mëhershme kishtare bizantine. Vendosja administrative serbe në Kosovë pra, bëri edhe cvendosje të administrimit kishtar. Mirëpo, para tyre këtë e bëri edhe perandori Kaloyan i Bullgarisë (1197-1207), i cili në inkurzionin e tij antibizantin morri përkohësisht Shkupin, Vellbuzhdin, Nishin e Prizrenin ku edhe duket që ndryshoj administratën dhe kierkarkinë kishtare. Kështu, peshkop në Shkup më 1203 përmendët njëfarë Marini në kishën e shën Mërisë.
Në këtë aspekt, toponimi “Papas” shënon qartazi këtë traditë ortodokse bizantine josllave.
Si kulturë materiale të kësaj periudhe duhët parë gjithsesi Kishën e Levishës në Prizren si kishë katedrale bizantine (e rindërtuar më vonë nga mbreti Millutin), kishën në Lipjan si qendër dioqeziale mbi themelet e së cilës është ndërtuar kisha e Vavedenjës së shek XIV që sot ekziston, si dhe kishën shumë interesante në Pustenik të grykës së Kaçanikut të shek X-XI me harqe romanike.
Në kuadër të kësaj duhet parë edhe një toponim tjetër rrethanor që ndërlidhet me në traditë të këtillë bizantine kishtare paraserbe, që ndërlidhet prap me titular kishtar. Në një dokument të shekullit XIV, tërthorazi e shkarrazi përmendet edhe toponimi në sllavishte kishtare “Arhidiakon” që i referohët Arhilaqës, në fakt fshatit Halilaq të mëvonshëm, ku janë bërë hulumtime të rëndësishme arkeologjike, që supozojnë ose ndërlidhin ate edhe me Florin e Laurin. Kalaja e Harilaqit është qartazi një rindërtim bizantin i peridhës së Justinianit, që sheh në mënyre dominuese rrafshin e Kosovës.
Arhidakon, që do të thotë kryedeacon në greqishte, mund të jetë memorje apo refleksion i më hershëm e më i thellë i një titulli interesant në kierarkinë kishtare, që gjeti përdorim edhe në ortodoksi por, edhe në kishën katolike. Ai paraqitet që herët si tutull dhe ka të bëjë me kryedeakonin, që përveqse përkujdeset për pjesën ndihmëse të peshkopit, apo titullarit të lart dioqezial, është dikush që menaxhon me mbarëvajtjën e kishës, të ceremonialit, dhe është përcjellës i peshkopit në vizita në dioqeziale. Arhidiakoni paraqitet si titull që në krishterizmin e hershëm dhe ai i ndërlidhur me një kala të heshme bizantine ku pretendohët të këtë qenë një kult i hershëm krishterë, vetëm se ja shton kuptimin këtij toponim të mbijetur në mesjetë.
(Punim i prezantuar në javën albanologjike në Prishtinë)