Janë numëruar nga KQZ-ja 100% për qind të votave në Komunën e Hanit të Elezit. Kjo komunë tashmë dihet se nuk do të ketë balotazh pasi që është fituar bindshum. Kryetari aktual i kësaj komune si dhe kandidati i pavarur në këto zgjedhje, Refki Suma ka marrë 57.32 % të votave ku me ç’rast është fitues në këtë komunë. Në ndjekje të Sumës ka qenë, PDK-ja me 35.09% si dhe LDK-ja me 7.59%. Duhet përkujtuar se kandidati i pavarur, Refki Suma gjatë kohës sa partite politike bënë fushatë për një muaj, i njëjti nuk e bëri një gjë të tillë për asnjë ditë të vetme.