Qendrat e votimit të referendumit të diskutueshëm të pavarësisë në rajonin e Kurdistanit në Irakun e veriut janë mbyllur. Iraku, Irani, Siria dhe Turqia kanë kundërshtuar fuqishëm mbajtjen e referendumit të organizuar nga Qeveria Rajonale Kurde. Bagdadi ka theksuar se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur unitetin e vendit, ndërsa Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se ‘do të merren edhe masa ushtarake nëse cenohet siguria rajonale’. Votimi ka filluar në ora 8:00 dhe është mbyllur rreth orës 18:00 sipas kohës lokale. Rezultatet përfundimtare të referendumit pritet të bëhen të ditura pas 72 orësh. Referendumi, i cili nuk është i detyrueshëm, pritet të japë mbështetje të plotë për pavarësinë. Kurdët menjëherë pas mbylljes së qëndrave të votimit kanë dal në rrugët kryesore dhe kanë filluar festën.
Erbil, la capital del Kurdistán iraquí ahora mismo tras la votación en el #KurdistanReferendum pic.twitter.com/KlDpBIwEwj
— Amina Hussein (@aminahekmet) September 25, 2017