Deri në orën 9 dalja në Kumanovë është 3.17 për qind, ka deklaruar kryetari i Komitetit komunal zgjedhor të Kumanovës, Zvonomir Nikollovski.Për referendum të drejtën e votës e kanë 92.560 votues nga Kumanova të cilët votojnë në 167 vendvotime.
“Në komunën Nagoriçan i Vjetër, dalja është 0.98 për qind”, ka informuar kryetari i KKZ-së, Dragan Jovanovski.
Në këtë komunë të drejtën e votës për referendum e kanë 3.363 votues të cilët votojnë në 38 vendvotime.