MPB njofton qytetarët se të gjitha repartet e punëve administrative do të punojnë edhe të shtunën edhe të dielën për dhënien e letërnjoftimeve.
Të gjitha kërkesat për lëshim të letërnjoftimeve (të dëmtuar, të humbur ose të vjedhur), do të bëhen në mënyrë urgjente në të gjitha repartet rajonale për punë administrative të MPB-së, nëse parashtruesi nuk ka pasaportë biometrike. Ditën e referendumit, Reparti i Punëve Administrative do të punojë vetëm për dhënie të letërnjoftimeve, prej orës 07:00 deri në orën 19:00.