Shkup, 16 shtator – Referendumi është mjeti më i fuqishëm. Për këtë më 30 shtator qytetarët duhet të dalin të votojnë dhe ta tregojnë qëndrimin e tyre në cilin drejtim duan të ecë Maqedonia. Obligim qytetarë është të merret pjesë në ndërtimin e ardhmërisë evropiane përmes votimit në referendum, janë një pjesë e porosive që i përcollën mbështetësit e referendumit dje në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.
“Referendumi është vlera më e madhështore, forma më e lartë dhe më e fuqishme e demokracisë së drejtpërdrejtë që e kanë qytetarët. Për këtë më 30 shtator masivisht të dalin në votim dhe ta tregojnë qëndrimin e tyre në cilin drejtim duan të ecë Maqedonia”, thanë deputetët Xhevat Ademi, Ivana Tufegxhiq, dhe Bojan Petreski nga koalicioni Për Maqedoni Evropiane, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë – 15 Shtatorit.
“Kemi mundësi historike më 30 shtator secili prej nesh të ndajë nga 30 minuta dhe të votojë që Maqedonia të bëhet anëtarja e 30-të e Aleancës më të madhe dhe më të fuqishme të mbrojtjes – NATO”, tha deputeti Xhevat Ademi nga BDI.
Kolegia e tij Tufegxhiq thotë se referendumi është forma më e lartë dhe më e fuqishme e demokracisë së drejtpërdrejtë të cilin e ka qytetari dhe se ky është momenti kur ai si sovran vendos.
“Vendimi i sjell në referendum dhe zëri i treguar në referendum janë përfundimtar. Kësaj here vendimi ynë është në cilin drejtim do të shkojë Republika e Maqedonisë – në drejtim të tashmes dhe ardhmërisë prosperuese apo në rrugën e izolimit”, tha deputetja.
Deputeti Bojan Petreski theksoi se si rini gjendemi para një sfide historike, sepse, siç tha Maqedoni gjendet në udhëkryq.
Ministri shtetëror për Evropë pranë MPJ gjermane Mihael Rot tha se qytetarët e Maqedonisë në referendumin e ardhshëm duhet të tregojnë guxim dhe të dërgojnë sinjal të qartë për anëtarësim në BE dhe në NATO, sepse perspektiva evropiane garanton ardhmëri të mirë për të gjithë, veçanërisht për të rinjtë.
“Jam këtu për shkak të të rinjve, i di pritjet e tyre. Ka një pjesë të njerëzve të cilët ndoshta dyshojnë apo nuk janë të kënaqur nga kompromisi që ishte arritur, por të gjithë fillimisht duhet tl mendojnë për ardhmërinë e brezave të rinj”, tha Roth, në panel debatin me temë „Multiethnic and Diverse but Equal-Macedonia Living European Values“ që në organizim të fondacionit “Fridrih Eber” po mbahet në Shkup.
Zëvendëskryetari i LSDM-së dhe ministër i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, dje në takimet me qytetarët e Radovishit tha se referendumi është forma më e rëndësishme e demokracisë. Qytetarët vendosin dhe vota e tyre është e fundit dhe duhet të respektohet. Obligim qytetar është të marrim pjesë në ndërtimin e ardhmërisë së Maqedonisë dhe për këtë më 30 shtator të dalim në referendum dhe të votojmë PËR Maqedoni Evropiane.
Spasovski në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë foli edhe për përfitimet nga hyrja në BE dhe NATO, ndërsa nga qytetarët e Radovishit kërkoi të tregojnë përgjegjësi dhe vetë më 30 shtator të vendosin për ardhmërinë e tyre por edhe të gjeneratave të ardhshme.
Koordinatori kombëtar për NATO Stevo Pendarovski para banorëve të Negotinës porositi që më 30 shtator të lihet anash politika dhe t’i përkushtohemi pyetjes së referendumit dhe me pranimin e saj, të hyjmë në BE dhe NATO.
Disponimi në dobi të referendumit dhe për opsionin Për Maqedoni evropiane por rritet nga dita në ditë dhe unë mendoj se numri i atyre që do të votojnë “pro” do të jetë disa herë më i madh se numri i atyre që do të votojnë “kundër”. Mendimi i tillë i tij, tha bazohet në atë që e ndjek në terren dhe sipas anketave në bazë ditore.
Kryeministri Zoran Zaev në tribunën me qytetarë në Gazi Babë, tha se rëndësia e referendumit është e njëjtë, si ai para 27 vjetëve, sepse nëse atëherë e siguruam pavarësinë e shtetit, tani nga ky vendim varet nëse do ta sigurojmë ardhmërinë e Maqedonisë së pavarur.
Tha se para nesh është një vendim serioz dhe për këtë është me rëndësi të flitet për rëndësinë e integrimit në NATO dhe BE, por edhe për hollësitë e Marrëveshjet. Të debatohet dhe qytetarët të kenë qëndrim, për këtë çështje.
Tha se me Marrëveshjen jo vetëm që ruhet identiteti jonë por garantohet gjuha maqedonase, Greqia e njeh dhe e pranon gjuhën dhe popullin maqedonas.