Deri në orën 11:00 në 3.480 vendvotime në territorin e Republikës së Maqedonisë votimi po rrjedhë qetë dhe pa parregullsi.
“Nga 92,06 e të dhënave të përpunuara nga vendvotimet deri në orën 11:00 në votim kanë dalë gjithsejt 8,03 për qind e votuesve të regjistruar në ato vendvotime. Në KSHZ deri në këtë moment, janë parashtruar shtatë ankesa për mbrojtje të së drejtës personale të votës. Tre prej tyre janë refuzuar, përderisa katër janë në përpunim”, informoi në konferencën për shtyp zëdhënësja e KSHZ-së, Ljupka Guguçevska.
jehonë më të lartë ka në komunën Qendër 13,31 për qind, Kriva Pallankë 13,8 dhe komuna Karposh 12,51, ndërsa jehonë më të ulët ka komuna e Mogillës – 3,16 dhe Pllasnica 3,30.
Manastir – Në katër orët e para të procesit zgjedhor në komunën e Manastirit votuan 12 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Votimi po zhvillohet në mënyrë demokratike dhe pa probleme në të gjitha 170 vendvotimet.
Demir Hisar – Nga 7.090 votues të regjistruar në Listën e vetme zgjedhore, deri në orën 11:00 votuan 8,7 për qind e qytetarëve pjesëmarrës në referendumin e sotëm.
Gostivar – Deri në orën 11:00 për të votuar kanë dalë 4.457 persona, përkatësisht 5,64 për qind. Nuk janë paraqitur parregullsi apo pengesa të deklarimit në referendum. Për referendumin e sotëm do të votohet në 121 vendvotime, ndërsa të drejtë vote kanë gjithsejt 79.160 qytetarë, të cilët janë të regjistruar në Listën e vetme zgjedhore.
Mavrovë Rostushë – Nga numri i përgjithshëm i votuesve – 9.672, deri në orën 11:00 në referendum janë deklaruar 524 qytetarë, përkatësisht 5,42 për qind.
Gjevgjeli – Deri në orën 11:00 në referendum kanë dalë 2.152 votues apo 11,19 për qind e të regjistruarve në listën zgjedhore.
Vallandovë – Numri i qytetarëve që kanë dalë deri në orën 11:00 paraqet 801 apo tetë për qind të trupit votues.
Bogdanci – Deri në orën 11:00 kanë votuar 634 qytetarë apo 9,36 për qind.
Dojran – Në deklarimin në referendum deri në orën 11:00 kanë dalë 260 votues apo 9,56 për qind.
Dellçevë – Në Dellçevë nga gjithsejt 14.721 votues të drejtën e vet të votës e realizuan gjithsejt 1.653 votues apo në përqindje 11,3.
Makedonska Kamenicë – Deri në orën 11:00 në Makedonska Kamenicë në 17 vendvotime nga gjithsejt 6.666 votues të drejtën e tyre e realizuan 611. Votimi po zhvillohet në atmosferë të qetë dhe demokratike.
Dibër – Referendumi po zhvillohet pa panegesa, pa kurfarë probleme. Nga gjithasejt 18.318 qytetarë të regjistruar me të drejtë vote në 27 vendvotime, deri në orën 11:00 votuan 865 apo rreth 5 për qind.
Qendër Zhupë – Në Listën e vetme zgjehdore në këtë komunë janë të regjistruar 6.686 votues. Të drejtën e tyre deri në orën 11:00 e realizuan 402 persona apo 6 për qind e nurmit të përgjithshëm të votuesve. Po votohet në 16 vendvotime.
Kumanovë – Në Kumanovë jehona është 8,12 për qind. Në referendum të drejtë vote kanë 92.560 votues të cilët votojnë në 167 vendvotime.
Kriva Pallankë – Të gjitha 47 vendvotimet në Kriva Pallankë janë hapur me kohë, ndërkaq gjithashtu edhe 17 vendvotimet në komunën Rankovc. Deri në orën 9:00 jehona e qytetarëve në Kriva Pallankë paraqet 5,1 për qind nga numri i përgjithshëm 16.995 votues.
Rankovc – Të drejtë vote kanë 3.019 qytetarë, ndërsa prej tyre 97 e realizuan të drejtën e votës në referendum deri në orën 9:00.
Strugë – Deri në orën 11:00 votuan 6,63 për qind e votuesve të regjistruar – 60.169 persona në Strugë, në 101 vendvotime të drejtën e tyre të votës e realizuan 3.989.
Resnjë – Gjithsejt 1.391 persona nga 16.760 votues të regjistruar (8,3 për qind) në Listën zgjedhore në komunën e Resnjës sot deri në orën 11:00 e realizuan të drejtën nër eferendum.
Veles – Nga gjithsejt 46.110 votues në Listën e vetme zgjedhore deri në orën 11:00 në referendum kanë dalë 3.728 votues apo 8,09 për qind. Po votohet në 84 vendvotime.