“Redrum”, kënga më e re e Era Istrefit po shijon sukseset e para. Për vetëm tri ditë që nga lançimi, kjo këngë në YouTube është klikuar më shumë se katër milionë herë, duke vendosur rekord të ri në mesin e këngëtareve shqiptare, shkruan “Kultplus”. “Redrum” është kënga e parë e Erës nën produksionin Ultra Music. Menjëherë pas lansimit ajo u fut në mesin e dhjetë videove në më trend në YouTube. Kënga e fundit që e bëri të famshme ndërkombëtarisht Era Istrefin, “Bon bon” ka arritur në më shumë se 300 milionë klikime.