Jamie Redknapp beson se lufta e pandërprerë mes Paul Pogba dhe Jose Mourinho mund të finalizohet me largimin e të dy protagonistëve nga Manchester United vitin e ardhshëm. Mourinho u tërbua nga akuza e Pogba për lojën e varfër sulmuese të Djajve në barazimin ndaj Wolves në fundjavë, duke i komunikuar kampionit të botës se nuk do të jetë më kurrë më kapiten i skuadrës nën drejtimin e tij. Pikërisht në kuadër të debatit mes trajnerit dhe mesfushorit të Manchester United, Redknapp, deklaroi për “Sky Sports” opinionin e tij për përgjegjësitë e secilit prej protagonistëve.
“Nuk është e dobishme. Kritika e Pogba ishte e ngarkuar. E kuptoj që është diçka për të cilën futbollistët flasin në dhomat e zhveshjes, por nuk ndihmon t’ja thuash mediave. Duhet t’ja komunikonte trajnerit. E vërteta është se pasi fitoi Kupën e Botës, Pogba nuk ka pushuar fare. Është një shans i mirë që francezi të pushojë në Carabao Cup. Nuk besoj se vitin tijetër ata do të jenë të dy te United… mbase asnjëri prej tyre! Nuk mendoj se po nxjerrin maksimumin nga Pogba, por edhe ai duhet të bëjë më shumë vetë. Futbollistët modern duhet të shihen në pasqyrë, por edhe trajneri duhet të marrë përgjegjësi. Jurgen Klopp merr maksimumin nga futbollistët e tij, po ashtu edhe Pep Guardiola, por ka shumë talent të shpërdoruar aty”, deklaroi Redknapp.