Skuadra e Red Bull i fitoi të gjitha titujt e këitj sezoni në Formula 1. Helmut Marko, një nga drejtuesit e makinës austriake, shprehet se për sezonin e ri ai i trembet më shumë Mercedes se sa Ferrari, pavarësisht se këtë sezon dueluan pikërisht me “kokëkuqen” për titullin kampion.
“Mbyllëm një sezon të jashtëzakonshëm, por jo të përkryer. Kemi ende mundësi për t’u përmirësuar. Ferrari është një rival i fortë, por Mercedes do të jetë edhe më shumë. Madje mendoj se do të kemi më shumë rivalitet me Mercedes se sa me Ferrari”, tha Helmut Marko.
“Gjithsesi, ne jemi favoritë dhe mendoj se do të kemi një avantazh karshi rivalëve vitin tjetër. Mercedes rikuperoi mjaft në fund të këtij viti dhe do të kenë më shumë kohë në galerinë e erës se sa ne pas penalizimit. Ndërsa ne kemi pilotin më të mirë, ndërkohë që Leclerc e Hamilton janë në gjysmën e rrugës”, tha Marko.