Shkup, 18 dhjetor – Violinisti Oleg Kondratenko sonte do të mbajë recital në sallën e Muzikës së dhomës në Filarmoninë e Maqedonisë, ku do të performojë me pianisten Marija Gjoshevska, e cila përveç në piano do të luajë edhe në çembalo.
Në program janë veprat e Georg Fridrih Hendell (Sonata për violinë dhe çembalo në D-dur), Johanes Brams (Sonata për violinë dhe piano nr. 2), Olivie Mesian (Tema dhe variacione për violinë dhe piano) dhe Rihard Shtraus (Sonatë për violinë dhe piano Es-dur).