Shkup, 18 janar – Reçipeta ortopedike falas për herë të parë janë siguruar për gratë të cilat janë operuar nga kanceri i gjirit dhe kanë nevojë për reçipeta, bëri të ditur në profilin e tij të Fejsbukit ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Gratë të cilat kanë nevojë për reçipeta nevojitet që të nxjerrin vërtetim nga mjeku amë, që ta vërtetojnë në Fondin për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë. Pastaj reçipeta mund të blihet në shitore të specializuar, duhet të ruhet kuponi fiskal dhe të merret fatura.
Me këto dokumente dhe me kopje nga xhirollogaria në FSSHM duhet të plotësohet kërkesë për kthim të mjeteve. Fondi kthen shumën prej 1.266 denarë për një reçipetë. Në vërtetimin e dhënë duhet ta shënojë shifrën:75-02 reçipetë ortopedike me gjepa për bartje të gjirit artificial.
Gjithashtu, për herë të parë siguruam edhe mbështetje psikologjike të pacientëve, që është një nga segmentet për mjekim të suksesshëm të sëmundjeve. Po bëjmë gjithçka, që pacientët më mirë dhe më shpejtë ta tejkalojnë këtë periudhë të vështirë, informon Filipçe.