Guxoni të përzieni një recetë tradicionale si pasha qoftet me diçka praktike duke realizuar një recetë që kërkon pak minuta.
PËRBËRËSIT:
– 12 qofte (pasha qofte)
– 400 ml salcë domatesh
– 2 thelpinj hudhër
– vaj ulliri
– 1 lugë çaji sheqer kaf
– 100 ml ujë
– kripë
– rigon
PËRGATITJA: Në një tavë të thellë shtoni vaj ulliri dhe salcë domatesh. Më pas hidhni 2 hudhra të grira, sheqer për të hequr aciditetin e salcës, kripë dhe rigon. Shtoni ujin dhe më pas pasha qoftet. Vendosini të piqen për 25 minuta në 200 gradë.