Panetoni është ëmbëlsira më e preferuar e Krishtlindjeve. Megjithëse është ëmbëlsirë italiane edhe ne e kemi përqafuar si ide, që ëmbëlsira karakteristike e Krishtlindjeve është panetonia. Ja si të përgatisni panetone vetë në shtëpi:
PËRBËRËSIT:
panetone1 kg fruta të thata të përziera si rrush, qershi, portokall, kumbull, kajsi, mollë etj.
- 1 gotë lëng portokalli
- 1 gotë lëng limoni
- 150 ml konjak ose rum
- 250 gr gjalpë i shkrirë
- 200 gr sheqer ngjyrë kafe (ose të bardhë)
- 175 gr miell
- 100 gr bajame të prera në feta të holla
- 1/2 lugë pluhur pjekje
- 1 lugë kanellë
- 1 majë luge karafil pluhur
- 4 vezë të mëdha
- 1 lugë ekstrakt vanilje
Në një tigan me zjarr të ngadaltë hidhni konjakun ose rumin, gjalpin, frutat e thata dhe sheqerin, lërini të ziejnë për 5 minuta. Më pas hidheni masën e krijuar në një tas të madh dhe lëreni të ftohet në temperaturën e ambientit për 30 minuta. Pasi masa të jetë ftohur hidhni me ngadalë miellin, pluhurin e pjekjes, lëngun e limonit, lëngun e portokallit, kanellën, karafilin, vaniljen dhe vezët, të gjithë përbërësit përzieni së bashku derisa të formohet një miell i butë dhe elastik. Merrni një enë të rrumbullakët në formën e kekut dhe lyejeni me gjalpë dhe hidheni brumin. Sipër brumit shtoni bajamet e prera në feta të holla. Futeni panetonen të piqet për 25 minuta në temperaturën 180 gradë. Ju bëftë mirë dhe Gëzuar VITIN E RI!