PËRBËRËSIT:
2 vezë
Domate apo tomatina (sipas dëshirës)
Djathë feta
PËRGATITJA: Ndani në copa të vogla 1 domate të madhe, apo edhe nëse keni dëshirë disa tomatina të vogla. Merrni copë të domates dhe vendosni në një enë të vogël. Shtojini djathin e fetës përmbi. Përzieni masën. Rrihni dy vezë në masën e fituar nga djathi feta dhe domatja. Vendosni kripë dhe oregano. Vendosni pjatat për pjekje në furrë prej 190 gradë celsius dhe lëreni të piqet për 15-20 min, varësisht se si ju pëlqejnë vezët më të pjekura apo më të buta. Ju bëftë mirë!