PËRBËRËSIT:
2 vezë
2 filxhanë sheqer pluhur
2 filxhanë jogurt
2 lugë gjelle kakao pluhur
1 sheqer vanilje
1 pluhur për pjekje
PËR PËRGATITJEN E KREMIT:
gjysmë litre qumësht
1 gotë të çajit sheqer
1 vezë
1 lugë të gjellës miell
1 lugë të gjellës nisheste
1 vanilje
PËR SOSIN E ÇOKOLLATËS:
150 gram krem qumështi
150 gram çokollatë për zierje
PËRGATITJA: Vezët dhe sheqerin i përzieni rreth 3-4 minuta. Vajin, jogurtin, miellin, kakaon, pluhurin për pjekje, dhe vaniljen ia shtoni masës së vezëve dhe sheqerit dhe të gjitha i përzieni. Tërë këtë masë e derdhni në enën për pjekje dhe në temperaturë 160 gradë celsius e piqni për 25 minuta. Vezët sheqerin, miellin dhe nishestenë i vendosni në një enë. Qumështin, vaniljen ia shtoni dhe i përzieni. I derdhi të gjithë këta përbërës në një tenxhere dhe i përzieni në zjarr me temperaturë jo shumë të lartë. Pas pjekjes së kekut, i vendosni kremin e përgatitur dhe zbukurimin e tortës e bëni me dredhëza. Ju bëftë mirë!