PËRBËRËSIT:
- 1 pako biskota
- 250 gramë krem djathi ose salcë kosi
- 3-4 pjeshkë
- 2 lugë gjelle mjaltë
- 50 gr çokollatë e shkrirë
- 1 filxhan çaji nescafe
- Vanilje
PËRGATITJA: Qëroni dy pjeshkë dhe i vendosni në blender së bashku me një lugë mjaltë. Kokrrat e mbetura të pjeshkave, i prisni në kubikë të vegjël dhe i bashkoni me purenë. Më pas trazoni krem djathin ose salcën e kosit, me pak vanilje dhe mjaltë. Në një tavë vendosni një rresht me biskota të njomura me nescafen e përgatitur. Mbi biskota shtroni një rresht me krem djathë (ose salcë kosi) dhe mbi të, vendosni purenë me pjeshkë. Veproni në këtë mënyrë deri sa të keni mbaruar të gjithë masën e puresë dhe biskotave. Në fund të gjithë sipërfaqen e mbuloni me çokollatë të thërrmuar. Para servirjes e vendosni në frigorifer për disa orë.