PËRBËRËSIT:
1 petë sfoljatë
1 çokollatë
Gjysmën e vasketës nga kremi “Philadelphia” natyral
1 lugë mjaltë
1 banane e vogël
1 lugë me stika pishe, por mund të përdorni edhe bajame ose arra të shkërmoqura
pakëz vanilje
PËRGATITJA: Përzieni djathin e butë me mjaltin dhe vaniljen. Shtoni petën e sfoljatit, lini mesin bosh sa gjerësia e çokollatës dhe bëni prerje tërthore në të, në mënyrë që ta mbështillni si një kallzë gruri. Shpojeni mesin me pirun, përhapni kremin e djathit, vendosni sipër feta banane dhe sipër tyre, çokollatën. Mbështilleni duke ndërthurur të prerat e brumit ndërmjet tyre, sipërfaqen lyejeni me një të verdhë veze të rrahur dhe sipër shtoni dhe stikat e pishës. Piqeni në furrën e nxehur më parë në 180°C për 20-25 minuta.