PËRBËRËSIT:
– 300 g mish pule
– 200 g kërpudha
– qepë
– bukë
– 2 vezë
– kripë, piper, miell, thërrmija buke
PËRGATITJA: Mishin e pulës pasi e zieni, ia hiqni kockat dhe e bluani në grirëse bashkë me qepën. Kërpudhat i grini sa më imët që mundeni dhe i përzieni me mishin e pulës. Shtoni një vezë, pak kripë dhe tul buke. Formoni me dorë, qofte të vogla, rrotullojini në vezë të rrahur dhe në miell (përzierje e përbashkët).