PËRBËRËSIT:
2 vezë
kripë, piper
1 copë të vogël të gjalpit
1 lugë vaj ulliri
1 qepë e vogël (preferohet të jetë qepë e re)
4-5 fletë spinaq
1 copë djathë feta apo mozzarella
PËRGATITJA: Rrihni dy vezë në një pjatë, shtojini kripë dhe piper. Spinaqin e preni në copa të vogla sipas dëshirës, gjithashtu edhe qepën. Në tavë vendosni pak gjalpë dhe vaj të ullirit të shkrihen dhe pastaj vendosni qepën, spinaqin dhe vezët. Në këtë mënyrë përgatisni vezët dhe vendosni në pjatë. Anash në pjatë vendosni perimet e juaja të preferuara. Ju bëftë mirë!