PËRBËRËSIT:
2 kg fileto mishi viçi
3 kokrra hudhra
2 limona të shtrydhur
1 portokall të shtrydhur
gjalpë
5 lugë mustardë
2 patate
1/2 filxhan vaj ulliri
rigon,
kripë, piper
PËRGATITJA: Si fillim hapim furrën dhe e vendosim në 190 gradë. Më pas në një tas të vogël hedhim erëzat, kripën, mustardën dhe hudhrën e grirë hollë. Më pas me një furçë të vogël lyejmë mishin, të cilin e kemi prerë që më parë. Pasi ta kemi lyer mishin mirë, marrim një tigan dhe hedhim vajin e ullirit dhe pasi të jetë nxehur dhe shtojmë lëngun e portokallit dhe më pas mishin. Pasi te ketë zier për disa minuta, e futim mishin e përgatitur në furrë dhe i hedhim sipër limonin dhe pjesën e mustardës së mbetur si dhe patatet që i kemi grirë që më parë. Mishi në furrë duhet të qëndrojë të paktën një orë.