PËRBËRËSIT:
1 kg mish pa kocka
1 qepë e grirë imët
1 spec i kuq
1 gotë verë e kuqe
½ filxhan vaj ulliri
Kripë
Piper
1 shegë
250gr oriz
150gr bajame
3 lugë gjalpë lugë
majdanoz i grirë
PËRGATITJA: Marrim mishin e qengjit dhe e vendosin në një tigan, e lëmë për disa sekonda sa të mpikset dhe më pas shtojmë vajin e ullirit. Më pas shtojmë qepën, specin e kuq, të cilat i kemi grirë më parë. Pasi i kavardisim për disa minuta shtojmë verën dhe një gotë ujë. Pasi t’i kemi lenë për disa minuta të ziejnë dhe të jenë mpiksur shtojmë shegën, të cilën më parë e kemi kaluar në shtrydhësen e frutave dhe përdorim lëngun. Në të njëjtën kohë orizin e kemi vënë për të zier. Më pas marrim një tigan tjetër dhe hedhim gjalpin, pasi të jetë skuqur, hedhim bajamet të cilat i lëmë për disa sekonda dhe më pas ia shtojmë orizit. Si të ketë mbaruar gjithë procesi i zierjes, marrim tiganin, ku kemi mishin dhe ia shtojmë orizit. Në fund shtojmë dhe majdanozin e grirë.