PËRBËRËSIT:
- Gjysmë kg mish qengji
- 500gr. kërpudha
- 20 kokrra pomodorini
- 3 thelpinj hudhra, të grira hollë
- 1 filxhan kafe më vaj ulliri
- 1 limon
- 1 gotë verë e bardhë
- Kripë
- Piper
PËRGATITJA: Ndezim furrën në 200 gradë dhe më pas nisim nga përgatitja. Marrim një tigan dhe hedhim vajin e ullirit dhe e lemë për disa sekonda më pas vendosim mishin të cilin e kemi copëtuar dhe i hedhim brenda hudhrat e grira dhe kërpudhat. I kavardisim për disa minuta dhe pasi të kenë marrë pak ngjyrë, hedhim pomodorinit dhe i lemë për 2 minuta. Më pas shtojmë brenda dhe verën si dhe kripën e piperin. Pasi të kenë zier pak, i hedhim në një tavë dhe i vendosim në furrë për 1 orë e 15 minuta. Gjatë kohës që do jetë drejt fundi i shtrydhim dhe limonin