PËRBËRËSIT:
500 ml qumësht
5-6 lugë sheqer
1 bustinë vanilje
3 kokrra vezë
PËRGATITJA:
Vendosim të valojnë qumështin, sheqerin dhe vaniljen në një tenxhere. Ndërkohë rrahim vezët derisa të bëhen shkumë. Më pas shtojmë qumështin te vezët, duke mos e ndërprerë përzierjen.
Hedhim masën e përgatitur në 6 enë alumini dhe i vendosim në furrë me nxehtësi 120 gradë Celsius për 20 minuta. Ngrejmë temperaturën në 180 gradë Celsius dhe i lemë për 10 minuta dhe më pas i lemë për 5 minuta në temperaturën 210 gradë Celsius.
Krem karamelin e lemë të ftohet në temperaturë ambienti dhe më pas e vendosim në frigorifer. Ju bëftë mirë!