Një darkë super e shijshme që mund ta gatuani në një kohë shumë të shkurtër. Këto fileto mund t’i shërbeni me një pjatë oriz, makarona ose perime të ziera.
PËRBËRËSIT:
4 fileto pule
4 lugë gjelle qumësht
4 lugë gjelle thërrime buke
3 lugë gjelle gjalpë
110 ml lëng pule
225 ml krem pana
110 gram speca gogozhare
4 lugë gjelle djathë parmixhan i grirë
4 lugë gjelle borzilok i grirë
Piper
PËRGATITJA: Hidheni qumështin dhe thërrimet e bukës në një tas. Vendosni në të filetot e pulës dhe lërini mënjanë. Në një tigan me gjalpë skuqini filetot nga të dyja anët. Largojini nga tigani dhe vendosini në një pjatë. Shtoni lëngun e pulës në tigan dhe vendoseni në zjarr mesatar. Hidhni në të kremin pana, specat gogozhare të grira dhe ziejini për pak minuta. Largojini nga zjarri dhe shtoni në të djathin parmexhan, borzilokun dhe piperin e zi. Hidheni salcën mbi fileto pule dhe shërbejini menjëherë.