Përbërësit:
5 speca të gjelbër, të kuq ose të verdhë
5 domate mesatare
5 lugë gjizë
3 vezë
3 thelpinj hudhër
majdanoz
kripë
piper
spec djegës
vaj ulliri
Përgatitja:
Pastrojmë mirë specat nga farat dhe i presim në kubikë ose në shirita. Në një tigan të thellë hedhim vaj ulliri dhe hudhrat, më pas hedhim specat. I përziejmë pak dhe i lemë me kapak të mbyllur për 10 minuta.
Ndërkohë grijmë domatet në mikser dhe i hedhim në tigan. Shtojmë kripë dhe i lemë të gatuahen në zjarr të ngadaltë derisa salca të trashet dhe yndyra të dalë në sipërfaqe.
E heqim nga zjarri, i shtojmë gjizën, vezët, specin djegës, piper, majdanoz të grirë hollë dhe i përziejmë derisa masa të bëhet homogjene. E vendosim sërish në zjarr për 3-4 minuta, por pa e lënë të ziejë. E lemë të ftohet dhe më pas e servirim.
Ju bëftë mirë!