RECETA E DITËS: Fërgesë me speca dhe gjizë

PËRBËRËSIT:

6 speca shumëngjyrësh

1 tufë qepë të njoma

3-4 kokrra domate

500 g gjizë

200 ml kos

1 tufë majdanoz

1 tufë kopër

Kripë

Piper sipas dëshirës

PËRGATITJA: Specat i pastrojmë duke mos i prishur formën dhe i kalojmë mënjanë. Ndërkohë gjizën e bashkojmë me kosin, i shtojmë kripë, piper, pak majdanoz dhe pak kopër. Mbushim specat me përgatitjen e mësipërme, i spërkasim me pak vaj ulliri dhe më pas i fusim në furrë. Në një tigan skuqim me pak vaj ulliri qepët e grira hollë, shtojmë domatet e prera dhe majdanozin, kopër, pak piper e kripë. Në momentin që specat kanë marrë ngjyrë i nxjerrim nga furra dhe i shtojmë sipër përzierjen e domateve dhe qepëve.