PËRBËRËSIT:
2 pjesë nga brinjët e qengjit
4 lugë rozmarinë të freskët, e grirë
100 gr mustardë
5-6 hudhra të grira
piper
vaj ulliri
1 kg patate të freskëta
2 qepë të grira
1 limoni i shtrydhur
120 ml verë e bardhë
PËRGATITJA: Ndezim paraprakisht furrën në 200°C. Më pas marrim një tas, hedhim mustardën dhe hudhrën dhe pasi i përziejmë marrim një furçë dhe e lyejmë mishin, të cilin më parë e kemi bërë më kripë. Në një tigan hedhim vajin e ullirit dhe e kavardisim me qepën, me pas shtojmë patatet e prera dhe rozmarinë. Pasi të jenë kavardisur për disa minuta hedhim mishin dhe pak më vonë dhe verën e bardhë. I lemë në sobë për vetëm disa minuta dhe më pas i vendosim të piqen në furrë për 5-60 minuta.