Hixhabi, e njohur si shami fytyre ka ngjallur shumë polemika ndër vite ku janë marrë vendime për ndalimin e përdorimit të saj. Kjo veshje po bëhet shumë e zakonshme në vendet europiane, por më së shumti në Arabinë Saudite. Por femrat kanë filluar të luftojnë me këto zakone që kufizojnë liritë e tyre.
Taraf Alasiri është femra e parë në Arabi që guxoi të hiqte hixhabin dhe të pozonte për rrjete sociale.
“Preva flokët dhe hoqa hixhabin. Po mendoja përse e kam mbuluar fytyrën time gjatë gjithë kësaj kohe. E kuptova këtë nga traditat e cuditshme që nuk më lejojnë të jem e lirë”, shkruajti ajo. Kësaj lëvizjeje i janë bashkuar edhe femra të tjera që duan ta rrëzojnë kërkesën e mbretërisë.
Hixhabi është veshje që lidhet me një lloj besimi, por nuk është kërkesë me ligj, as në Arabi. Sipas ligjit saudit, femrat vendase apo të huaja duhet të kenë veshje të njëjtë me ato të myslimanëve vetëm kur dalin në hapësira publike. Ndërsa vendasit duhet të veshin hixhab në disa zona të mbretërisë, përfshirë kryeqytetin Riyadh.
/Ora News.tv/