Realme është duke festuar 1 vjetorin e daljes në treg të kinës, që nga lansimi i smartfonit të parë të tyre, Realme X.
Kjo kompani ka zbuluar se tani ka 35 milionë përdorues aktiv në të gjithë globin, dhe se këtë do ta festojë duke lansuar një smartfonë të ri më 25 maj, transmeton KOHA. Emri i koduar i smartfonit është “Blade Runner” e me shumë gjasë do të jetë i krijuar për lojëra, me softuer e hardwer të avancuar.
Ky telefon do të jetë “një dhuratë për përvjetorin” dhe do të ketë “surpriza të shumta”, sipas shefit të marketingut të kësaj kompanie, Wu Qi Chase.