Armando Sadiku i dha fitoren Malagas me dy golashin e realizuar ndaj Tenerifes në Segunda Division (2-0). Sulmuesi shqiptar u shpreh se ndjehej i lumtur për dy golat shënuar dhe se falënderon shokët e skuadrës dhe trajnerin për mbështetjen e dhënë.
“Kemi fituar dhe kjo është e rëndësishme. Pastaj bëra dy gola, por gjithmonë jam munduar që të shënoj në çdo ndeshje. Sot ishin dy gola dhe jam shumë i lumtur. Punoj çdo ditë shumë seriozisht, në mënyrë profesionale dhe dua të falënderoj të gjithë shokët e skuadrës e trajnerin që më kanë mbështetur gjithmonë, që në ditën e parë që jam këtu. Edhe falë tyre po bëj gjithnjë e më mirë”, tha Sadiku pas sfidës.
“Kur luajmë në shtëpi duam gjithmonë të fitojmë e marrim tre pikët. Mbështetësit janë spektakolarë, fituam sot dhe shpresojmë që në ndeshjet e radhës të fitojmë përsëri kështu”, shtoi më tej sulmuesi shqiptar, transmetom gazeta Koha.