Realizohet transplanti i rrallë/ Gruas 49-vjeçare i vendoset fytyra e 21-vjeçares së vdekur

Shumë nga ato që dikur ishin fantazi dhe pak mendonin se do arriheshin, sot janë realitet. Mjekësia ka arritur zhvillime revolucionare edhe pse ende ka sëmundje që marrin miliona jetë njerëzish. Një arritje e madhe është transplanti i organeve të ndryshme, por kjo sot duket një gjë mjaft e thjeshtë, pasi aplihet prej shumë vitesh.

Po që një personi t’i vendoset fytyra e një tjetri, a e kishit menduar se do ndodhte?

Një grup mjekesh në spitalin e Sant’Andrea-s në Itali kanë arritur të përmbyllin me sukses transplantin e fytyrës te një grua 49-vjeçare shkruan Tgcom.

Ajo tashmë duket si 21-vjeçare. E pabesueshme? Po, po, e vërtetë! Gruas i janë vendosur indet e fytyrës së një vajze 21-vjeçre e cila vdiq në një aksident rrugor në Lazio të Italisë.

Pacientja 49-vjeçare kishte një problem në lëkurën e saj që nuk e lejonte të bënte jetë normale shkruan noa.

Me tu gjetur një dhuruese, mjekët bënë ndërhyrjen që zgjati 27 orë. Për të arritur në këtë sukses, ishin dashur tre vite përgatitje./Sot.al