Klubet kineze nuk janë duke blerë vetëm futbollistë cilësorë nga Evropa. Së fundmi është bërë edhe transferimi më i shtrenjtë në futbollin kinez brenda kampionatit. Futbollisti kinez, Chengdong Zhang është bërë futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollin kinez. 27-vjeçari ka lënë Beijing Guoan për t’iu bashkuar skuadrës Hebei China Fortune. Sulmuesi anësor iu bashkua skuadrës Hebei për 20.450.000 euro. Me këtë transferim, Zhang u bë futbollisti më i shtrenjtë kinez, duke kaluar Yang Yang Jin, që vitin e kaluar kushtoi 10.8 milionë euro. Zhang më parë ka luajtur edhe në Evropë, me skuadrat portugeze, Leiria, Biera Mar, ndërsa në Gjermani me Eintracht Braunsschëein e në Spanjë me Rayo Vallecanon.