Shkup, 15 nëntor 2018 (MIA) – Zbatimi i të gjitha pikave të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë po zhvillohet shumë mirë, ndërsa bashkëpunimi ekonomik midis të dyja vendeve asnjëherë nuk ka qenë më i mirë, theksoi kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev pas takimit të sotëm dypalësh në Sofje me kolegun e tij bullgar Bojko Borisov.
Sapo përfunduam edhe në takim të afërt dhe miqësor me mikun tim të mirë dhe mik i Maqedonisë, kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Borisov. Realizuam takim të dobishëm, si dhe deri më tani për shkak se në të gjitha këto takime tona të shpeshta të përmbushura me bisedime konstruktive, marrëveshje dhe plane për bashkëpunime të ardhshme. E gjithë kjo është rezultat i Marrëveshjes sonë për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim që të dyja vendet tona e nënshkruan. Implementimi i të gjitha pikave nga marrëveshja shkon mirë. Bashkëpunimi ekonomik asnjëherë nuk ka qenë më i mirë. Kemi shkëmbim të qëndrueshëm tregtar prej mbi 500 milionë euro, me rritje prej 12 për qind në vitin 2018 dhe nuk do të ndalemi derisa nuk arrijmë shkëmbim tregtar prej një miliard euro, sa më shpejt”, deklaroi kryeministri Zaev.
Kryeministri Zaev paralajmëroi se në vijim është dakordimi i seancës së dytë ndërqeveritare të të dyja shteteve që duhet të mbahet muajin e ardhshëm në Republikën e Bullgarisë dhe në të cilën do të shqyrtohen perspektivat e reja të bashkëpunimit dhe do të konstatohen projektet e deritanishme të realizuara.
Zaev theksoi se veçanërisht gëzon intensifikimi i bashkëpunimit tejkufitar. Punohet, siç tha, me intensitet të veçantë në hapjen e vendkalimeve të reja kufitare “Klepalë”, përgjatë Berovës – Strumjanit, dhe vendkalimi kufitar Pehçevë – Simitli dhe Dellçevë – Nevestinë.
Sipas kryeministrit Zaev, është rritur intensiteti i bashkëpunimit të projekteve të përbashkëta, mes tjerash, është rezultat e mbështetjes së madhe që Republika e Bullgarisë ia ofron shtetit tonë, veçanërisht në ambiciet tona për integrimet në BE dhe në NATO.
Vende tona, theksoi Zaev, janë shembull për realitetin e ri në Ballkan. Njëherit dëshiroj t’i informoj qytetarët e Bullgarisë se intensivisht punojmë në hapjen e infrastrukturës së plotë dhe qasje deri te lokacioni i përmendores të kolonelit Kavarnaliev në zonën e Dojranit.
Me Republikën e Bullgarisë, siç shtoi, bashkërisht shënojmë festa, data dhe personalitet dhe bashkërisht i festojmë festat kushtuar vëllezërve Kirili dhe Metodi më 24 maj në Romë, kemi ndarë kremtim të përbashkët të Ilindenit edhe në Shkup dhe në Bllagoevgrad, ndërsa Komisioni i përbashkët musltidisiplinar të ekspertëve do të ketë takim të tretë në fund të muajit.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Bullgarisë, Bojko Borisov në deklaratën e tij e theksoi rritjen e bashkëpunimit midis të dyja vendeve dhe perspektivat për thellimin e tij. Ai e potencoi lidhjen e të dyja vendeve në më shumë fusha siç janë kultura, arsimi dhe ekonomike, si jashtëzakonisht të rëndësishme, kumtoi shërbimi për informim i Qeverisë së Maqedonisë.
Kryeministri Zaev paraprakisht mbajti fjalim në Samitin Starlal që po mbahet në Sofje, në organizim të BE-së. Ai foli në panel diskutimin e parë të samitit për rëndësinë e nxitjes së digjitalizimit dhe krijimin e kushteve për zhvillim të risive dhe bizneseve startal si segment i rëndësishëm për transformim digjital të Ballkanit Perëndimor