Real Madrid ka marrë një tjetër goditje pas lëndimit Toni Kroos, pasi tashmë është lënduar edhe sulmuesi Alvaro Morata. Morata është lënduar në ndeshjen kundër Anglisë, ndërsa kjo është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e Realit. “Pas testeve të kryera të mërkurën, Morata është diagnostifikuar me lëndim të shkallës së dytë të muskulit të këmbës së djathtë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Realit. Morata përveç që do të humbas derbin e këtij vikendi kundër Atletico Madridit, ai nuk do të jetë as në El Clasicon kundër Barcelonës.