Alegri ndihet mirë në Torino. Ky është një lajm i mirë për gjithë tifozët e Juventus. Megjithatë pas kësaj historie ka një prapaskenë të madhe. Italiani i ka thënë jo Realit të Madridit. Gjithë skenari ishte përgatitur nga Adriano Galiani, një mik i vjetër i presidentit të Realit, Florentino Perez.
Galiani ka telefonuar Alegrin, me të cilin ruan gjithashtu raporte të shkëlqyera, për ti ofruar pankinën e madrilenëve por mesa raporton “Gazzetta dello Sport”, përgjigja e Alegrit ka qenë e thjeshtë “ Jo falemindërit, ndihem mirë në Torino”. Një situatë e çuditshme, ku pankina më e lakmuar në botë po refuzohet nga shumë trajnerë.