Reali tërhiqet nga gara për shërbimet e Haalandit

37

Real Madridi është tërhequr nga gara për shërbimet e Erling Haalandit. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, drejtuesit e klubit kanë hequr dorë për t’i siguruar shërbimet e norvegjezit.

Takimi i fundit ndërmjet klubit spanjoll dhe menaxherit të lojtarit Mino Raiola, ka bërë që krerët e skuadrës spanjolle të mos i plotësojnë kërkesat e lojtarit.

Haaland pritet të largohet gjatë kësaj vere nga Dortmundi. Klubi gjerman është i gatshëm ta shesë norvegjezin për një ofertë mbi 100 milionë euro.

Për 20-vjeçarin interesim kanë shprehur Barcelona, Chelsea, Manchester Unitedi dhe PSG-ja. Këtë edicion norvegjezi ka shënuar 33 gola dhe ka bërë tetë asistime në të gjitha garat.