Reali tenton transferimin e Pogbas

21

Real Madridi është duke planifikuar të bëjë një ofertë për mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS” krerët e klubit e dëshirojnë me çdo kusht mesfushorin gjatë afatit kalimtar të verës.

Madje madrilenët janë të gatshëm të dërgojnë një ofertë mbi 60 milionë euro për francezin.

Pogba nuk e ka vazhduar ende kontratën me “Djajtë e Kuq” e cila i skadon në vitin 2022.

28-vjeçari këtë edicion ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë shtatë asistime në të gjitha garat.