Real Madridi ka siguruar afrimin e katërt në “Santiago Bernabeu”. Emri i ri që do t’i bashkohet madrilenëve është Mendy. Lojtari i Lyonit dhe klubi francez kanë arritur marrëveshjen prej disa ditësh me klubin e Florentino Perezit. Transferta është arritur për një shifër prej 48 milionë eurosh.
Futbollisti duhet të kalojë testet mjekësore dhe me shumë mundësi do të jetë të mërkurën në Spanjë për të mbyllur transferimin. Testi i parë mjekësor shkoi keq dhe mbrojtësi i majtë nuk arriti të kalonte dot, por do të ketë përsëritje të tij.
Mendy është i grumbulluar me Francën për ndeshjen kundër Andorrës. Takimi është i vlefshëm për kualifikueset e “Euro2020”. Me të mbaruar angazhimi me kombëtaren, ai do të pritet në Madrid.