Largimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi po e shfrytëzojnë në maksimum yjet e tjerë të sulmit.
Karim Benzema e Gareth Bale kanë qenë fantastik në sfidën e sotme ndaj Leganes, të cilën Reali e mposhti me rezultat prej 4 me 1, transmeton Koha.net.
Golin e parë e shënoi Bale në minutën e 17 pas asistimit nga Carvajal.
Mysafirët u kundërpërgjigjën duke barazuar shifrat në minutën e 24 kur Carrillo realizoi gol nga penaltia.
Në pjesën e dytë Benzema shënoi dy gola, me asistimet nga Asensio e Modriqi.
E golin e fundit e shënoi Ramos nga penaltia në minutën e 66.