Real Madridi ka njoftuar tashmë Jorge Mendes, agjentin e David de Gea, portier i Mançester Junajtedit, se verën e ardhshme do të përpiqet përsëri për nënshkrimin e tij, sipas “Cadena SER”. Klubi madrilen, i cili dha dorëheqjen nga operacioni “Kepa” në këtë merkato dimërore për shkak të kundërshtimit nga Zidan, është i bindur se duhet ta përforcojë atë pozicion, ndaj është i gatshëm të hidhet sërish në sulm për De Gean. Ky operacion, i cili ishte kryer praktikisht dy vjet e gjysmë më parë, mund t’i kushtojë ekipit të bardhë një shifër afër 100 milionë euro. Në vitin 2015, çmimi i portierit ishte rreth 30 milionë euro dhe Kejlor Navas po hynte në operacion. Tani do të ishte Kiko Kasilla, i cili nuk ka bërë atë që pritej këtë sezon, që do të hidhej poshtë. De Gea, i cili gjithmonë ka qenë në favor të mbërritjes në Madrid, ka nënshkruar në vitin 2011 me Mançester Junajtedin nga Atletiko Madridi në këmbim të 25 milionë eurove. Ky sezon është ndoshta, më i miri, që kur arriti në “Old Trafford”. Ai ka pësuar vetëm 19 gola në 29 ndeshje të këtij sezoni. Në 17 ndeshje e ka mbajtur të paprekur portën e tij. Mendes, agjenti i tij, është gjithashtu i Hoze Murinjos, trajnerit të Junajted dhe Kristiano Ronaldos.