Reali i Madridit dhe sponsori “Adidas” ka prezantuar ditën e sotme fanellat e reja që do të përdorë në ndeshjet e zhvilluara në stadiumin “Santiago Bernabeu” për sezonin e ri futbollistik, 2022/2023.
Këtë lajm e ka bërë vetë zyrtare klubi mbretëror me anë të njoftimeve të tyre në profilet e rrjeteve sociale.
Në foton e pozuar me uniformën e re bien në sy legjendat e Realit të madh të ashtuquajtur “Galaktik” me Iker Kasijas, Roberto Karlos dhe Raul ku në mesin e tyre janë dhe lojtarë të së tashmes, Karim Benzema dhe David Alaba.
Nuk mund të mungonin në foton zyrtare dhe dy futbolliste të skuadrës së femrave dhe dy futbollistë të vegjël të skuadrës së fëmijëve.