Real Madrid është mposhtur në Santiago Bernabeu nga Celta Vigo me rezultat 1:2. Skuadra e Zinedine Zidane ka pësuar humbjen e dytë në tre ditë, pasi është mposhtur në Santiago Bernabeu nga Celta Vigo 1:2, në kuadër të Copa del Rey. Golat për Celtan i shënuan Aspas dhe Jonny, ndërsa golin e vetëm për Realin e shënoi Marcelo. Real Madrid ka ende mundësi që të kaloi në rrethin tjetër të Copa del Rey, pasi javën e ardhshme do të luaj ndeshjen e kthimit në Celta.