Real Madrid ka eliminuar Atletico Madridin në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 4:2, për të kaluar për herë të dytë më radhë në finale të Ligës së Kampionëve. Real Madrid ka humbur 1:2 nga Atletico Madrid në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, por është kualifikuar në finale fal fitores në ndeshjen e parë 3:0.
Golat për Atleticon në këtë ndeshje i shënuan Saul dhe Griezmann, ndërsa golin e vetëm për Realin e shënoi Isco. Pas kësaj fitoreje Reali eliminon Atleticon për herë të katërt me radhë në Ligën e Kampionëve, për të kaluar në finale për herë të dytë radhazi, ku e pret Juventusi që mbrëmë eliminoi Monacon.