Pesë pikë në tri javët e para të kampionatit, janë shumë pak për një skuadër që pritshmëritë i ka shumë herë më lartë.
Reali i Madridit është ndalur dy herë në barazim në këtë start të La Ligas dhe ajo që duket se shqetëson më shumë trajnerin Zidane është fakti se skuadra nuk është se nuk krijon raste, por mungon finalizimi i tyre.
Mediat spanjolle shkruajnë se francezi është penduar në lidhje me merkaton verore, sidomos me largimin e Alvaro Moratas, që la Madridin për Chelsean në Londër.
Situata bëhet akoma më alarmante nga dëmtimi i Lucas Vasquez e Asensios dhe Gareth Bale që nuk bind. Për këtë, siç raportojnë në Spanjë, Zizu u ka kërkuar drejtuesve që të vihen në kërkim të një lojtari me karakteristikat e Alvaro Moratas dhe t’ia vendosin atij në dispozicion në merkaton e janarit.