Pretendohet se Real Madridi mund t’i ofrojë Interit shërbimet e Karim Benzemas si pjesë e ndonjë marrëveshjeje për Mauro Ikardin, por ka më shumë gjasa që sulmuesi të rinovojë kontratën e tij. Klubi spanjoll ka qenë i lidhur ngushtë me sulmuesin në ditët e fundit, ndërsa “L’Equipe” raportoi dje se një lëvizje e mundshme ishte diskutuar nga klubi dhe trajneri Zinedin Zidan.
“Gazzetta dello Sport” në edicionin e sotëm thekson se klauzola e lirimit të Ikardit prej 110 milionë eurosh nuk është e vlefshme në janar, kështu që ai do të kushtonte edhe më shumë nëse Los Merengues do donin të bënin një lëvizje këtë muaj. Kapiteni i Nerazzurrëve nuk është i lidhur me Ligën e Kampionëve, kështu që ai do mund të luajë për Madridin në atë garë nëse transferohet në “Bernabeu”.
Gazeta spekulon se kampionët spanjollë madje mund të ofrojnë Benzeman në këmbim, duke i dhënë menjëherë një zëvendësimi klubit italian. Pavarësisht nga kjo, “Gazzetta dello Sport” gjithashtu vë në dukje se situata financiare e “Fair Play”-it e Interit nuk do të thotë se ata duhet të shesin lojtarin e tyre kryesor. Përveç kësaj, Ikardi gjithmonë ka pohuar se dëshiron të qëndrojë me klubin, kështu që një veprim i janarit duket pothuajse i pamundur.
Në të vërtetë, një takim është planifikuar midis gruas dhe agjentes së tij, Vanda, dhe avokatëve të klubit për muajin shkurt për të ripërtërirë kontratën e argjentinasit. Ikardit do t’i jepej një rritje pagash, ndërsa klubi do të ngrite edhe klauzolën e lirimit të tij edhe më shumë se 110 milionë euro.