Reali është gati që ta ofrojë Marco Asension për ta sjellë në “Bernabeu” Eden Hazardin, transmeton Gazeta Express. Presidenti i klubit spanjoll dëshiron që Hazard të jetë zëvendësuesi i Cristiano Ronaldos, i cili u largua gjatë verës për të shkuar në Juventus. Hazard po ashtu gjatë verës e kishte konfirmuar dëshirën e tij për ta veshur fanellën e Realit, mirëpo ende nuk është asgjë konkrete. Është i vështirë largimi i Asensios, pasi trajneri i ri Santiago Solari e pëlqen shumë lojtarin.