Real Madrid, sipas “Don Balon”, ka siguruar yllin e tretë për sezonin e ardhshëm pas Hazard (do të zyrtarizohet pas finales së Europa League) dhe Pogba (transferimi i tij në Madrid është pothuajse i sigurt pas dështimit të United për t’u kualifikuar në Champions).
Bëhet fjalë për Christian Eriksen, i cili ka refuzuar rinovimin e kontratës me Tottenham (skadon në 2020-ën), duke detyruar klubin ta nxjerrë në shitje në merkaton e verës për të mos e humbur me kosto zero vitin e ardhshëm.
Transferimi i tij në Madrid jepet si i sigurt, por ecuria e “Spurs” në Champions League i ka komplikuar pak gjërat. Në rast se londinezët do ta fitojnë trofeun, në fakt, do të fitonte një shumë të konsiderueshme parash dhe mund të provojnë ta bindin danezin të qëndrojë.
Gjithsesi, gjithmonë sipas “Don Balon”, Eriksen do të japë maksimumin e tij në finalen e Madridit dhe më pas do të largohet. Pas 1 qershorit nuk do të mendojë më për Tottenham-in, por vetëm për të ardhmen e tij me Zidane.
Madrilenët do të shpenzojnë rreth 80 milionë euro për kartonin e Eriksen, i cili do të fitojë 11 milionë euro në sezon për gjashtë vitet e ardhshme.