Julen Lopetegui ka folur në konferencën e sotme për shtyp për ndeshjen e nesërme që ekipi i tij do të luajë ndaj Alaves. Në tri ndeshjet e fundit Reali nuk ka regjistruar asnjë fitore, ndaj situata në kampin madrilen nuk është aspak e qetë. Megjithatë, tekniku spanjoll tha se duhet të menaxhojnë dhe kapërcejnë më tej situatën.
Presioni?
‘Ky është Real Madrid dhe ju duhet të pranoni natyrshëm këtë situatë. Kur vijnë problemet duhet të gjeni një mënyrë që t’i kaloni. Dhjetë ditë më parë gjithçka ishte fantastike dhe tani gjërat kanë ndryshuar kaq shumë”.
Bale
“Bale është një lojtar i rëndësishëm për ne dhe i përgatitur shumë mirë”.
Ndaj Alaves
“Pres që lojtarët të japin maksimumin në këtë ndeshje, t’i kenë idetë e qarta dhe t’i shfrytëzojnë virtytet e tyre. Ata do të na detyrojnë të bëjmë një ndeshje të madhe që të fitojmë. Çdo ndeshje për ne është e njëjtë. Shkojmë me të njëjtin synim, fitoren”.
Reali në krizë?
“Ne nuk e analizojmë atë që njerëzit mendojnë, por atë që na shqetëson. Duam të përmirësohemi dhe këtë do të bëjmë. Kur ka gabime, një trajner merr përsipër gjithçka. Çdo gjë të mirë apo të keqe. Profesioni ynë është i tillë. Qetësi dhe normalitet. Duhet të respektojmë mendimet e të tjerëve, edhe kritikat pasi janë normale. Por, ne jemi profesionistë dhe punojmë nga brenda. Kemi qetësi, duam të arrijmë objektivat”- tha tekniku i galaktikëve.